SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Ministri qëllohet për vdekje nga truproja e tij

Ministri i vrarë: Charles Okello Engola

Një ushtar i ushtrisë së Ugandës ka qëlluar për vdekje një ministër të qeverisë që ai e ruante. Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës.

Nuk dihet ende nëse ka pasur një debat mes ushtarit dhe kolonelit Engola apo ngjarja ka qenë aksidentale. Ushtari, ende i paidentifikuar zyrtarisht, më pas qëlloi veten për vdekje.

Para se të qëllonte, veten disa dëshmitarë thanë se ushtari ecte nëpër lagje duke qëlluar në ajër. Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes. Kryetarja e parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.

“Këtë mëngjes mora një lajm të trishtuar se Hon Engola është qëlluar nga truproja e tij dhe më pas ka qëlluar veten. I preftë shpirti në paqe. Ky ishte plani i Zotit. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë,” tha Anita Among para deputetëve të martën.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?