SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Antonela Zotkaj/ Lamtumirë Ministre Arsimit.

Arsimi shqiptar u çlirua nga kthetrat e nje perbindsheje qe nuk pat te ngopur… Sot çdo mesues ne kete vend po ben bilancin ne heshtje te kesaj te ashtuquajture ministre. Thjesht flasin me vete dhe me askend tjeter, pasi mos ndoshta edhe ” muret kane vesh e degjojne” si ne kohen e diktatorit.U deshen 4 vite qe ta rrenonte arsimin qe ne gjeneze. E trishte per cdo prind ne kete vend, qe paten femijet e tyre ne shkolle dhe priten me te miren per ta. Qe ditet e para qe mori detyren e nxori arsimin ne ankand, ku misioni i saj i vetem ishte te plotesonte orekset politike duke i dhene nje goditje te rende cdo vlere ne arsim.

Shume shpejt arsimi u kthye ne biznes, ku te punoje ne arsim duhet te plotesoje dy kushte kryesore: te kishe teser te PS- se dhe te paguaje nje fature te majme per marrjen ne pune ministres, deputeteve, drejtorit te DAR- it. Nuk kishte ndodhur ne kete vend, as dhe para 90-es, qe pa qene mesues te beheshe drejtues… Ndonese ishin agronom, bujk, me bujqesore, me 8 klase shkolle ….per te nuk perbente me problem. U desh qe mesuesit te pershtateshin me injorancen, pasi s’kishin rruge tjeter.

U nxorren jashte sistemit arsimor profesioniste, mesues mjeshter, akademike vetem e vetem se mendonin ndryshe, paten guximin dhe folen me ze te larte, nuk paten teser te partise se saj qe kjo aq shume e adhuronte. Nuk mendoi kurre si nje arsimtare, por si nje menaxhere e partise se saj, ku secili qe kishte kontribuar, do te gjente strehen e saj te ngrohte, packa nuk dinte te shkruante shqip… Portali “Mesues per Shpiperine” ishte nje shpikje e saja, pa asnje baze ligjore, per te nxjerre jashte dyerve te shkolles ate qe ajo donte, ku cuditerisht ata qe dolen te paret nuk u punesuan .Ju dha e drejta atyre qe ishin pa arsim perkates dhe te preferuarit e partise.
Zonja ministre, do te mbaheni mend per performancen tuaj te jashtme, ku cdo veshje juaj kushtonte as me shume dhe as me pak sa buxheti qe do t’i duhej cdo shkolle per te plotesuar nevojat me minimale te tyre. Nuk di te rendis asnje merite tjeter tuajen.
Mesues te dashur gezojuni kesaj dite te paqte per Ju, pasi nuk ju ndjek me asnje hije e zeze nga pas, ku fushatat u kthyen ne makth te vertete.

Meritoni te punoni te qete dhe pa cekic mbi koke, pasi vete profesioni juaj eshte paksa i lodhshem. S’do keni me perballe drejtuese me minifunde, strece, veshje demode, qe mund te mendosh se je ne nje disko dhe jo ne nje ambient shkollor ku nxenesit te marrin shembullin me te mire…
Keqardhje per te gjithe ata qe s’paten lidhje me arsimin, por dallga e partise i solli aksidentalisht aty, ne arsim dhe nuk ndoqen pasionet e tyre, ku ato gjejne veten, ate qe dijne te bejne me mire.
Keqardhje per ju zonja ministre qe te iku shanci per te thirrur cdo drejtor DAR-i ku do t’ju kerkonit listat e mesuesve kush do jete ne pune dhe kush jo, pasi mund t’i kishte shkare ndonjerit ndonje fjale kunder partise tuaj.
Lamtumira juaj i ngjan me shume nje kortezie, ku gjithcka u shkrumua dhe ti mundohesh ne grrahmat e fundit tuajat ta serviresh gjendjen ne arsim si institucionin me te arrire.
Jeta te dha mundesine te jeshe ministre, por ti e shfrytezove ne menyren me te keqe te mundshme.
Do te te duhet te lash shume mekate.
Suksese ne jete 😉
Ah se harrova…PERQAFIME :*

Total 6 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?