SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Rusia flet në OKB për të drejtat e fëmijëve

Diplomatët e SHBA-së, Britanisë, Shqipërisë dhe Maltës janë larguar nga takimi i Këshillit të Sigurimit në OKB, pasi e dërguara ruse Maria Lvova Velova përmes një lidhje me Skype, ka folur për të drejtat e fëmijëve. Teksa ajo ka nisur të flasë lidhur me evakuimin e fëmijëve nga zonat e konfliktit, diplomati i Shqipërisë, iu është bashkuar kolegëve nga SHBA, Britania dhe Malta, duke u larguar nga Këshilli.

Britania dhe SHBA-të refuzuan takimin jozyrtar për Ukrainën të thirrur nga Rusia, për t’u fokusuar në evakuimin e fëmijëve nga zonat e konfliktit.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha se ‘u larguam në mënyrë që Lvova-Belova të mos kishte një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe për t’u mbrojtur veprimet e saj të tmerrshme në Ukrainë’.

 

 

Kujtojmë që muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina dhe transferim të paligjshëm të njerëzve në Rusi nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë në shkurt. Moska u përgjigj duke thënë se urdhrat ishin ligjërisht të pavlefshëm pasi Rusia nuk ishte nënshkruese e traktatit që themeloi ICC-në. Për më tepër e paraqet si një fushatë humanitare për të mbrojtur jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonat e luftës.

Që nga shkurti i vitit 2022, rreth 5 milionë ukrainas, përfshirë 700,000 fëmijë, kishin udhëtuar në Rusi, deklaroi komisionarja ruse. Rreth 2,000 fëmijë ishin nga jetimoret dhe të shoqëruar nga kujdestarët, 1,300 prej tyre ishin kthyer në Ukrainë, ndërsa 400 në jetimoret ruse.

Bllokimi i një konference është e rrallë edh pse muajin e kaluar Kina bëri një veprim të ngjashëm ndaj OKB-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?