Aktualitet

FOTOT/ Rama ndan pamjet nga punimet në Pedriatrinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në Pediatrinë e Tiranës.

Rama shkruan se po punohet gjithashtu edhe me godina të tjera të QSUT-së.

“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.

Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, shkruan kryeministri Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?