VIDEO/ Festime të çmendura në dhomën e zhveshjes së Real Madridit

Sport

s tifozi më optimist i Real Madridit nuk e priste atë që do të ndodhte në Camp Nou, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të Barcelonës, në Bernabeu për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

 


Merengët shkatërruan rivalin e tyre të madh 4-0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe kështu kaluan në finalen e kompeticionit, pas fitores më të madhe në shtëpinë e katalanasve në 60 vitet e fundit!


Pra, si mund të mos e festonin madrilenët në dhomën e zhveshjes, si mund të mos emocionohej Carlo Ancelotti nga imazhi i Karim Benzema dhe pjesa tjetër e yjeve të tij.

Trajneri italian natyrshëm i uroi lojtarët e tij pas ndeshjes dhe vendosi t’i shpërblejë me një ditë pushim, të nesërmen e ndeshjes. E siç shihet edhe në videon e publikuar, kur u shpall “dhurata”, dhoma e zhveshjes së Realit… shpërthyen edhe festimet.
Shikoni videon:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?