Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Aktualitet
NJOFTIM I POLICISE
Lezhë
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim goditjen e paligjshmërive në çfarëdolloj forme të shfaqjes së tyre, mbështetur edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. L., 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Audi”. Gjatë kontrollit, në xhepin e derës së automjetit, në anën e shoferit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë “Glock”, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Mund të jetë një imazh i teksti
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?