Aktualitet

Rrihen tre policë në Vaun e Dejës (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjisturar mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Fshati i Ri, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy shtetasit Afrim Sadiku dhe Gëzim Prendi i kanë vënë flakët stallës me bagëti, me qëllim hakmarrjen.

Menjëherë pas marrjes së informacionit blutë e Shkodrës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe u vunë në ndjekje të autorëve.

Ata arritën t’i ndalonin në fshatin Ranxa, por në momentin e ndalimit, Sadiku dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht tre punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur një tjetër patrullë policie, të cilët bënë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?