Aktualitet

Ja dosjet që u grabitën në Prokurorinë e Durrësit

KAON

Krerët e Policisë së Durrësit dhe hetuesit kanë zbarkuar prej disa orësh në këtë institucion dhe kanë nisur hetimet.

Grabitësit që kanë hyrë me forcë gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit kanë synuar zyrën e prokurorit Afrim Shehu, që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve për tjetërsimin e pronave në Ishëm.

Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.

Hetuesit nuk kanë lejuar askën të futet në zyrë pasi po mbledhin provat, shenjat e gishtërinjve dhe gjithçka tjetër me vlerë për të zbuluar autorët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?