SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

SHBA/ Ngrihet Komisioni hetimor në Kongresin Amerikan që do të hetojë edhe aferën Mcgonical – Rama

Duket se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do t’i shpëtojë hetimeve në SHBA.
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka krijuar një komitet të posaçëm, që do të hetojë përdorimin e agjencive federale si armë kundër të djathtëve.
Ligjvënësja e fuqishme republikane, Elise Stefanik ka folur për portalin konservator Breitbart.

Stefanik, që drejton Konferencën Republikane, tha se pret që ky komitet të bëjë një punë shumë të rëndësishme.

Komiteti, që drejtohet nga republikani Jim Jordan, do të ketë autoritet të gjerë për të hetuar Departamentin e Drejtësisë, agjencitë e inteligjencës si FBI dhe CIA, por edhe kompani private si Twitter.

Komiteti do ketë një buxhet të jashtëzakonshëm dhe do të hetojë akuzat se këto agjenci kanë dhunuar të drejtat civile.

“Merrni FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë sa për fillim”, tha Stefanik.

“Ekziston një listë e gjatë e abuzimeve dhe shënjestrimit të paligjshëm, jo vetëm amerikanëve të profilit të lartë që janë konservatorë apo republikanë, por edhe amerikanë të zakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se “së fundmi ishte fakti që një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, ish-kreu i kundërzbulimit në Nju Jork, sapo u shpall fajtor për pranimin e qindra-mijëra dollarëve nga Rusia”.

Këto agjenci duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe reformimit dhe ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi si shumicë për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan të mësojë të vërtetën”, tha Stefanik.

“Shteti i thellë (deep state) duhet të çrënjoset nga bërthama e këtyre agjencive. Ai po kulmon me politizimin dhe mënyrën se si Shtëpia e Bardhë e Biden i ka përdorur këto agjencitë si krahu i tyre politik dhe si një armë politike”.

Komiteti do përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?