Aktualitet

Autori që dhunoi mësuesin: “Më ka ngacmuar seksualisht motrën e mitur”

Vetëdorëzohet në Polici autori i cili dhunoi mbrëmjën e djeshme mësuesin Kleathi Laçi në Tepelenë. Ai është vëllai i një nxënëseje 13 vjeçare, i cili ka deklaruar në polici se motra i ishte ankuar këtij të fundit, duke thënë se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi Laçi.

Mësohet se ai është dhunuar nga Alvi Gumeni, vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare në shkollën ku punonte Kleanthi Laçi. E mitura ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht.

Gumeni, pas telefonatës së të motrës, është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës.Ai u shpreh para hetuesve se e 13-vjearja i kishte thënë se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht shumë herë dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri.

“Më ka ngacmuar motrën 13 vjeçe, që është nxënëse e tij. Erdha enkas nga emigrimi”, mësohet të ketë thënë Gumeni.

Ndërkohë më herët vetë mësuesi u shpreh se tre persona e ftuan për kafe por që më pas e kanë futur në makinë dhe e kanë dhunuar. Ai tha se nuk i njihte autorët, se nuk ka konflikt me askënd dhe që nuk e di se kush ka qenë arsyeja që e kanë dhunuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?