SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rrihet mësuesi në Tepelenë. E bëjnë për spital

Një mësues në Tepelenë është dhunuar nga disa persona. Sipas mediave mësohet se Kleanth Laçi, 59 vjeç, mbrëmjen e sotme është dhunuar nga disa persona.

Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohesisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për ndërhyrje kirurgjikale.

Mësohet se mësuesi i edukimit fizik është thërritur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?