Mediat britanike: Dy të tretat e emigrantëve shqiptarë kanë prerë byzylykët elektronikë

Bota

Dy të tretat e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë prerë byzylykët elektronikë të vendosur në këmbë nga autoritetet britanike për të gjurmuar vendndodhjen e tyre.

Sipas të dhënave nga autoritetet, nga 284 byzylykëve elektronikë që i janë vendosur emgrantëve ilegalë që kanë mbërritur në Britani përmes Kanalit, 204 janë shqiptarë.

Por sipas shifrave të “Home Office”, nga 204 byzylykët, 133 janë prerë nga shqiptarët, duke shkelur kështu kushtet, një veprim që mund t’i çojë ata pas hekurave.

51 nga 64 shqiptarë që kanë prerë byzylykun elektronik janë persona të dënuar për krime të ndryshme, përfshi rritjen e kanabisit, të cilët pritej të deportoheshin në Shqipëri.

Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët po shpërndajnë në TikTok video se si mund të hiqet byzylyku gjurmues.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?