Big Brother Albania Vip 2”, është kthyer në një format ku ofendimet dhe tonet e larta të zërit janë bërë normale, dhe presioni i lojës është rritur shumë. Kiara Tito nuk po e përballon edhe aq mirë presionin brenda shtëpisë.
Ajo shpërtheu në lot në dhomën e gjumit dhe tha se nuk do të merret fare me Kejvinën, pasi i ndyhet imazhi dhe nuk mund ta ulë veten në atë nivel, sa të dalë nga vetja.
Ky reagim i Kiarës vjen pasi kjo e fundit, i doli në krah Luizit në momentin që Kejvina i dha një shuplakë. Nga ana tjetër, ajo tha se ndihet e shantazhuar nga Kejvina.
Total 0 Votes
0
0