SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Balla: Më 14 maj do të fitojmë 61 bashki

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pranoi se për sa i përket raporteve të prezantuara nga të dyja palët ka çështje që duhen rishikuar.

Ndërsa për sa i përket akuzave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, se raporti i prezantuar nga PS-ja ka mangësi, Balla tha se nuk është e vërtetë.

“Teksa kemi bërë një vlerësim si ka ecur deri tani reforma, kemi arritur në disa konkluzione që do i japin përgjigje pyetjes a ka nevojë vendi tani për një ndarje të re. biem të gjithë dakord që disa prej atyre propozimeve nuk merren në konsideratë.

Po marr propozimin që keni bërë për bashkinë Lunik. Duhet të nisemi nga disa parime dhe mendoj se parimi themelor do kishte qenë “A ka qenë më parë bashki?”

Kjo do s’kualifikonte disa propozime. Të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket një propozim që bën sens. Por nuk është kjo çështja.

PD ka qeverisur në 17 bashki nga viti 2015-2019.

PS qeveris sot në 60 bashki dhe duam t’i fitojmë sërish këto 60 bashki ndoshta dhe 61. Po, po, jemi bërë gati t’i fitojmë të 61. Do ta fitojmë edhe Shkodrën meqë dështoi ky i Foltores”, tha Balla.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?