SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Kapet 26 kg kokainë me vlerë 5 mln euro, arrestohet çifti shqiptar në Itali

26 kg kokainë e pastër është kapur nga autoritetet e Teneza di Torre Fantine gjatë nja aksioni kundër trafikut të paligjshëm. Gjatë kontrolleve nga efektivët u vu re një automjet me targa suedeze që kishte ndaluar në një servis pranë San Severeos, në të cilën ndodheshin dy persona me origjinë shqiptare dhe me pasaportë suedeze.

Të dyshimtë për shkak të sjelljes së tyre, financuesit vijuan me kontrollet duke vënë re edhe shenja nervozizmi tek çifti shqiptar.

Në ndihmë autoriteteve iu erdhën edhe qentë duke kryer një kontroll më të imtësishëm të makinës, duke zbuluar dy funde të dyshimta nga një sistem hapjeje hidraulike, njëra nën sediljen e shoferit dhe tjetra në sediljen e pasagjerit, ku ishin vendosur kokainë.

Kokaina mund të jepte rreth 5 mln euro në tregun e shpërndarjes së drogës. Çifti shqiptar të dyshuar se ishin korrierë, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Foggias, si përgjegjës për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?