Partia Demokratike është përgjigja… Cila ishte pyetja, ju Lutem?

Politike Shkrime

Nga Luçiano Boçi*

Elbasani ka një histori të vetën që ngrihet mbi kujtesën e zejtarëve, mbi sipërmarrjen aktive, pastaj mbi një industri që përbashkoi inxhinierët më të talentuar të vendit në fushën minerare, siderurgji, përpunimin e naftës, etj. Qytet simbol i shkollës dhe kulturës, Elbasani ka më shumë shanse se çdo qendër tjetër urbane të përfitojë nga vizioni i Partisë Demokratike për të ardhmen. Ky vizion përmblidhet në këto pika:
Fuqizimi i individit dhe hapësirës së tij për sipërmarrje dhe për veprimtari të ligjshme që realizojnë, brenda kornizave të lirisë dhe ligjit, maksimalizimin e dinjitetit dhe pacënueshmërisë ekonomike, politike e shoqërore.
Zgjerimin e shtresës së mesme dhe fuqizimin e saj. Deri më sot shtrëngimi i rrethit të varfërisë dhe shtrirja e mjerimit për ta qeverisur vendin me vende pune në administratë dhe me favore që shpaguajnë bukën e gojës – ka forcuar etatizmin. Kjo ndodhi këto 8 vite në një vend që dëshmoi pas përmbysjes së komunizmit një energji të pashembullt zhvillimi e sipërmarrjeje.
Ne duhet ta shtrijmë shtresën e mesme deri në fshat – për të krijuar një bazë sociale sa më të gjerë të njerëzve që e çmojnë lirinë si parim vetë-qeverisës dhe ligjin si instrument për rregullimin e saj.
Partia Demokratike synon të zgjerojë fushën e debatit mbi mendimin e lirë dhe mbi logjikën se e drejta e fjalës na bën më të pasur dhe më të qëndrueshëm. Eshtë pjesë e rrugës sonë çlirimi i mediave nga censura që kanë ushtruar mbi të falangat e qeverive dhe klientët e tyre – pronarë.
Eshtë pjesë e vizionit të PD-së fuqizimi i elitave duke integruar universitetet në debatin kombëtar të zhvillimit sektorial e nën-sektorial, me një seriozitet të ri e më një përkushtim të sinqertë.
Konkurenca e parë është e ajo e ideve. Mbi këtë bazë – çdo duel forcash të tregut menaxhohet ndershëm.
Brenda këtij synimi, na duhet të favorizojmë profesionistët në rrugën tonë të konsolidimit të ekonomisë dhe të fushave të tjera jetike. Pa një ind professional, pa një përfshirje të gjerë dhe të mbështetur të ekspertizës vendase, pa një integrim të një skalioni të madh specialistësh me përvojë dhe shprehi’ pune të sprovuara, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm.
Gur themeli në vizionin e PD-së është ri-inkuadrimi i rinisë në zhvillimin ekonomik e shoqëror, përmes një kualifikimi që aftëson djemtë dhe vajzat tona për tregjet ndërkombëtare dhe për ekonominë e re mbështetur mbi teknologjitë e avancuara.
Por mbi të gjitha: Partia Demokratike synon rikthimin në optikën kolektive të vlerave themelore europiane, në një shoqëri që është mbajtur me përdhunë këto vite në një mesjetë të errët marrëdhëniesh, brenda tharkut të imponuar të një varfërie të paarsyeshme dhe e sunduar me arrogancën që mbjell frikë dhe pasiguri.
Qytetari elbasanas kudo ku ka shkuar në Europë, ka dëshmuar se është i denjë, i aftë të integrohet dhe të sillet si qytetar i klasit të parë. Ne jemi krenarë për fëmijët tanë që emigruan për arsye politike dhe ekonomike.
Një vend me një popullsi më të vogël se qyteti i Romës, me pasuri të pamata dhe me fuqinë e besimit mund të bëjë mrekullira.
Partia Demokratike është përgjigja… Cila ishte pyetja ju lutem?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?