SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

E djathta duhet te kthej besimin në popull. PLL, alternativë që duhet mbështetur!

E djathta duhet te kthej besimin në popull se jemi gati për të drejtuar e ndryshuar këtë vend!
PLL, alternativë që duhet mbështetur!
Për faktorin opozitar, sot, është detyrë kombëtare e përgjegjësi qytetare gjetja e mekanizmave dhe platformave për ta larguar sa më shpejt këtë KM dhe qeverinë e Tij që po e qon këtë shtet drejt falementimit dhe drejt rrugëve pa krye.
Kjo detyrë dhe përgjegjësi e kthyer tashmë në domosdoshmëri është vështirësuar në dukje por nuk është pamundësi, për edhe situatës ku gjendemi.
Pjesa kryesore e klasës politike, ajo, drejtuese dhe qeverisëse në pushtet deri më sot në misionin e vet, pavarsisht se ka përmbushur disa detyra të saj, kryesisht ajo e ka humbur besimin tek shumica e qytetarëve.
Kjo pjesë e klasës politike, subjektet politike që ato përfaqêsojnë, nuk e kanë më besimin e elektoratit në përgjithësi dhe dita dites po humbasin edhe besimin e antarësisë së tyre, të cilet po i braktisin ato dhe po detyrohen të largohen për jashtë.
Nuk mund të presësh zhvillim ekonomik industrial, bujqësor dhe blektoral prej atyre që i shkatërruan dhe i lanë qëllimisht të pazhvilluar ato, për të i hapur rrugë importit të monopolizuar prej tyre e njerëzve rreth tyre.
Nuk mund të presësh luftë ndaj korrupsionit, plaga kryesore, prej atyre që janë e kanë qenë vetë korrupsioni.
Nuk mund të luftohet krimi, kur klasa politike deri sot krimin e ka përdorë si “mburojë” dhe sa herë i është dashur për votë, biles kur edhe paguhen nga vete krimi.
Nuk mund të presësh zhvillim prone e kthim prone kur vetë ata, të lidhurit me pushtetin, nuk kanë lënë pronë pa vjedhur e pa tjetërsuar dhe zyrat e kadastrave i kanë katansisur si mos më keq që vështirë që mund të zgjidhet ndonjëherë ky lëmsh.
Kurrë nuk do të ketë ashtu si duhet dekomunistizim të shoqërisë, dënim të krimeve të komunizmit e hapje dosjesh prej atyre që kanë qenë vetë pjesë e tyre dhe e kanë shijuar gjatë këtyre viteve pushtetin si të zgjedhur apo emëruar.
Prandaj për të përmbushur atë që thamë mësipër, të rrëzojmë KM Rama duke forcuar opozitën, sot më tepër se kurrë kërkohet që:
Elektorati gri e ai i lëkundur duhet sa më shpejt të shkeputet e të i braktis në votë ata që dihet janë shkaktar të gjendjes aktuale dhe të drejtohen tek alternativa të tjera politike të djathta.
( PLL, mbetet e hapur dhe mirëpret çdo potencial pozitiv për t’u bërë pjesë kontribuese e saj)
Intelektualët, media, analistët, etj ato që deri sot nuk janë shitur duhet që të mos vazhdojnë të i’u bëjnë akoma veri atyre që nuk janë më të besueshëm, por janë pjesë e së keqes në drejtim.
Veç demokratizimit të brendshëm, shkëputjes prej atyre që nuk janë më të besueshëm, përqafimi i ideve dhe alternatjvave të tjera politike, bashkimi dhe platforma opozitare, janë alternativat kryesore për të kthyer shpresën, besimin dhe mundësinë e ardhjes në pushtet të opozitës së djathtë.
Për këtë, gjithashtu me patjetër, opozita duhet të jetë e prerë dhe këmbëngulse për një reformë zgjedhore dhe teritoriale demokratkike funksionale për të i prerë rrugën manipulimit.
Sejcili të ndryshoj mentalitetin në vetvete që sëbashku të ndryshojmë shoqërinë e ta zhvillojmë vendin tonë ku ne jetojmë. djathta duhet te kthej besimin në popull se jemi gati për të drejtuar e ndryshuar këtë vend!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?