SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Romeo Gurakuqi: E djathta duhet të pregatitet për një Lidership të ri dhe ekip të ri

Asnje deklarate per thyerje ne mes te personazhit te Myslim Shyrit nuk mendoj se perben reference per PD.
Ajo eshte nje zgjedhje metode qe ska te beje me politiken elitare nga e cila duhet te udhehiqet nje parti trashegimtare e Desidences Tradicionale.
E Djathta duhet te pergatitet per “thyerjen” e vet seriozisht dhe te mos vonohet me.
Zgjidhje e ceshtjeve gjyqesore menjehere, bashkim racional, i drejte dhe parimor, nen nje Lidership te Mirefillte te Ri dhe nje Ekip te Ri Elitar, Pro -Perendimor genetikisht, pa asnje kusht.
Korigjim i gjjthanshem qendrimeve, metodave dhe rikualifikim i analizave, asnje perpjekje per pilotim te perdorshem te ekipit te ri, qe do te duhet t’i lihet si prerogative per ta formuar vetem: The New Shadow Prime Minister/ Kryeministrit te Ri Hije, institucion inovator qe duhet krijuar menjehere dhe sakte.
Duhet te kuptohet se Edi Rama ka rene, por “Shoqeria qe Mendon” brenda Shqiperise dhe Perendimi ne tanesi, jashte saj, nuk kane gjetur ende zevendesuesin e besueshem per ta “perdredhur”.
Do jete “Shoqeria Asnjanese” e Shqiperise, e cila ngjan si apolitike por qe eshte me e madhja dhe me e rafinuara, ajo qe do ta rrezoje nje rregjim te korruptuar, kriminalizuar dhe anti-kombetar. Askush tjeter, sado te therrase, nuk mund ta perfundoje dot misionin pa metodat demokratike qe lejohen ne nje vend anetar te NATO-s, kandidat per BE. Kjo “antikombetar” duhet rivendosur mbi shtyllat krahasuese te Naimit, Samiut, Fishtes dhe Anton Harapit, mbasi nder ne, shpesh here, kuptohet me kriteret perjashtuese dhe dyshuese te neo-otomaneve.
Cdo riciklim i metodave te vjetra ne shtator te vitit 2022, kur shkolla te filloje dhe shumica e shqiptareve do te kete dale jashte; cdo moskuptim i thelbit te ndryshimit, nuk do beje gje tjeter vecse do zgjase agonine e Shqipnise dhe Lojen e Shahut te Kontrolloreve.
Shqiperia, nga shtatori e ne vijim, duhet te pergatitet per nje Ekip te Ri Tranzitiv, qe del jashte moduleve te lojes se pafrytshme te deritashme.
Korigjimi i moduleve penguese qe mazhoranca dhe jo vetem, i kane vendosur Reformes ne Drejtesi, thellimi i saj, clirimi nga apatia i organeve qe mbrojne Shtetin dhe Qytetaret, Reforma e Partive Politike me ligj te ri organik, etj., krijimi i nje ekipi serioz dhe i klasit te nalte per negociatat me BE, do jene disa nga pikat ku do te duhet te mbeshtetet platforma e “thyerjes ne mes”.
Duhet te kuptohet qe asnje parti opozitare qe nuk lejon oponencen, fjalen e lire, kritiken, diskutimin me ekspertize brenda radheve te saj dhe sulmon me “godites te paguar” kedo qe bie ndesh formulave te dhena te gatshme nga zotat, nuk ka shans te ece para dhe te behet e besueshme per publikun dhe Aleatet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?