Igli Cara: Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës nuk do të varet më nga Bashkia Durrës, por nga Ministria…

Aktualitet Shkrime

Saga e përqendrimit të pushtetit dhe fondeve publike në Tiranë nuk ka të ndalur!
Radhën e ka UKD.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës nuk do të varet më nga Bashkia Durrës, por nga Ministria e zonjës Balluku, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të pagëzuar edhe nga vendimi i këshillit bashkiak Durrës.
Ministria do të jetë aksionere e parë me 51%.
Një shkelje e hapur e ligjit të qeverisjes vendore, që si pasojë sjell cënimin e autonomisë të institucioneve përkatëse.
Jo vetëm! Kjo marrëveshje “fut në lojë” edhe njësi vendore që nuk janë nën juridiksionin e Bashkisë Durrës.
Arsyet janë të qarta!
Përqendrimi i pushtetit dhe i fondeve publike në një dorë të vetme!
Në këtë rast te e besuara e Ramës, Balluku!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?