SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Presidenti kinez: Do t’ia thyejmë kokën, nuk do t’i lejojmë të na nënshtrojnë

Presidenti i Kinës Xi Jiping, ka paralajmëruar ditën e sotme se të gjitha fuqitë e huaja që do të sulmojnë, shteti ‘Kinez’ do tia “thyejë kokën”. A u zotua se do të forcojë shume ushtrinë kineze duke bërë një ribashkim me Tajvanin dhe të sigurojë kështu stabilitetin në Hong Kong.

Ai i bëri këto komente gjatë shënimit të 100-vjetorit të Partisë Komuniste Kineze gjatë një fjalimi që zgjati një orë në Sheshin Tiananmen. Ai tha se nuk do të lejohet asnjë forcë e huaj që ti ngacmojë dhe se nuk do ti nënshtrohen askujt.

“Kujtdo që guxon ta provojë këtë do t’i përplaset koka e gjakosur në Murin e Madh e të çeliktë, të ndërtuar nga mbi 1.4 miliard kinezë. Populli kinez nuk është i mirë vetëm në shkatërrimin e botës së vjetër, ai gjithashtu ka krijuar një botë të re. Vetëm socializmi mund ta ruajë Kinën”, tha ai, duke u përcjellë me duartrokitje nga 70 mijë persona që ishin të pranishëm në shesh.

Presidenti kinez dhe partia në pushtet po mburren me suksese, pasi Kina po shënon rimëkëmbje të shpejtë nga pasojat e pandemisë dhe po merr qëndrim më kategorik në skenën botërore.

Xi shtoi se Kina do t’i përforcojë forcat e armatosura për t’i ruajtur sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin, duke e bërë ushtrinë me standarde të klasit botëror. Modernizimi i shpejtë i ushtrisë kineze së fundi ka shkaktuar shqetësime në mesin e vendeve të NATO-s dhe në Japoni.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?