Aktualitet

Presidenti Meta uron fëmijët për 1 Qershorin

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit.

Ai shprehet se duhet të mbrohen çdo ditë të drejtat e fëmijëve me vepra dhe jo me fjalë, për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese për Atdheun tonë.

“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?