Zelensky konfirmon tërthorazi se Ukraina s’ka më kontrollin e Bakhmut

Bota

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se Rusia ka fituar betejën e gjatë dhe të përgjakshme për qytetin e Bakhmut.

I pyetur sot nga mediat nëse Ukraina kishte kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Zelensky tha: “Unë mendoj se jo”.

Në këtë mënyrë presidenti Zelensky la të nënkuptohej se Ukraina nuk ka më kontroll mbi qytetin e Bakhmut.

Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Ëagner tha në një video ditën e djeshme se forcat e tij kishin pushtuar qytetin – një pretendim që zyrtarët ukrainas fillimisht e mohuan, ndërsa si duket sot Zelensky e ka konfirmuar, teksa tha se qyteti është toyalisht i shkatërruar.

Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kapja e tij është një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës së Ukrainës deri më tani.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë midis 20,000 dhe 30,000 trupa ruse janë vrarë ose plagosur në Bakhmut, dhe po ashtu ushtria e Ukrainës ka paguar një çmim të rëndë në humbjen e ushtarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?