Protestuesit rrethojnë Shtëpinë e Bardhë/ Evakuohet Trump…
Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga oficeri amerikan Derek Chauvin ka ngjallur protesta të mëdha prej 6 ditësh në SHBA.
Protestuesit kanë rrethuar edhe ‘Shtëpinë e Bardhë’ çfarë ka bërë që presidenti Donald Trump bashkë me familjen të evakuohen në bunkerin e emergjencës.
Sipas ‘CNN’ gjatë operacionit të evakuimit të gjitha dritat në shtëpinë presidenciale ishin fikur për arsye sigurie, për të zvogëluar shikueshmërinë e tyre nga sheshi ku ishin grumbulluar protestuesit.
Sipas raportimeve deri më tani rreth 300 persona janë arrestuar mbi të cilët rëndojnë akuzat e shkeljes së urdhërit të shtetrrethimit, vjedhje dhe dëmtim prone.
Total 0 Votes
0
0
