Aktualitet

Rama thirrje vendeve të OSBE nga Mynihu: Kontribuoni për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, flet si kryesues i OSBE për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, në Komisionin e Sigurisë, në Mynih të Gjermanisë.

Rama iu bëri thirrje të gjitha vendeve të OSBE të ofrojnë mbështetje për njerëzit, që jetojnë në kufirin e luftës, pasi sipas kryeministrit, vazhdojnë incidentet dhe njerëzit atje po jetojnë si në ferr.

“Vazhdojnë incidentet, sidomos gjatë natës, për shkak të mungesës së kapaciteteve për të monitoruar vijën kufitare në mënyrë më konstante. Iu bëj thirrje të gjitha vendeve të mbështesin ata njerëz, që jetojnë në atë ferr. Nuk do të kushtojë male me para, por disa kontribute shtesë nga vendet e OSBE, në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë të luajë e të krijojë këto incidente. E gjitha kjo është siç u tha, por le të mos gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është edhe Gjeorgjia, Moldavia, por mbi të gjitha ka të bëjë me civilizimin tonë.

Për sa kohë Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO, BE, të jetë e mbytur në këtë rreth, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare, gjërat nuk do të përmirësohen. 16 vite më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrainën, dhe po 16 vite më vonë u mblodhëm sërish për Ukrainën”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?