SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Kreshnik Çollaku/ Breshër koncertesh e këngëtarësh në Tiranë.

Ave Cesare, Morituri te salutant…

Ermal Meta,Rita Ora,Dua Lipa e kushedi sa të tjerë.

Taktikë e vjetër që nga Roma e lashtë,kur populli nuk ka bukë,shpalleshin jave lojrash me gladiatorë në Coloseum.
Populli hutohet,harron hallet e varferinë.

Jetë të gjatë Perandorit “Ave Cesare morituri te salutant” (ata që po vdesin të nderojnë).

Në Tiranë,Bashkia premton sezon ahengjesh VIP.

Mileti i rritur harron ca orë varferinë.
Mileti i ri e ka me kollaj,ca birra e ndonjë cigare hashash në trotuar..është Nona.

Bashkia fillon fushatën.
Fushata ka nevojë për gaz hare aheng.

Askush nuk mendon e shumëkush perton të pyese Bashkinë sa kushtojnë këto ahengje.
Dikush thotë si fillim nja 500 mijë euro..,kismet vazhdimi.

Askush nuk pyet kush ia dha lejen Bashkisë të perdorë truallin publik për ahengjet (në baze të ligjit lejen e jep vetëm vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Keshilli as nuk është pyetur).
Askush nuk pyet nga dalin keto euro,kush qeras me taksat e miletit,ahengxhinjtë.

Kush pyet se ahengjet behen në shkelje të ligjit e shpërdorim të taksave ??
Populli është i varfër e stresuar,populli ka nevojë per aheng të gënjejë veten qoftë per disa orë.

Populli gajaset me ahengxhinjtë firmato…kryetari kenaqet kur populli gajaset.
Kryetarit pas një viti i duhen votat e popullit,dhe votat e popullit të gajasur merren më lehtë.

Kryetari ka filluar fushatën…dhe i duhen vota,ndaj i duhet popull i gajasur.

Kryetari kërkon të fitoje mandat tjetër.., ndërsa qyteti e humb duke i vrarë qytetarinë,
duke u poshteruar e trajtuar si plebejtë në Romën e lashtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?