Aktualitet

Nga Dritan Kaba/ E ka fajin traktoristi Rama!

Shkarkon përgjegjësit e zyrave të punësimit, ky është bërë për të qeshur e qarë!

E ka fajin padituria jote në ekonomi dhe dhënia e buxhetit nëpërmjet PPP tre katër oligarkëve, jo këta të shkretët.

E ka fajin mbytja që po i bën tregut të lirë me taksa e tatime për mospunësimin.

E kanë fajin paratë e drogës që po gërryejnë ekonominë jo këta përgjegjësit e zyrave të mospunësimit.

Je realisht i paaftë!

Njësoj si Enveri kur nuk i ecte ekonomia e nxirrte grupe armiqësore si shkaktarë të gjendjes ekonomike.

Një tregim i vogël me Nanon kur ishte pedagog.

Ishte koha kur po bëhej “reforma” e madhe e zëvendësimit të traktorit me zinxhirë me traktorët me goma.

Një nga studentet e pyet – Dmth për këtë gjendjen e tanishme ekonomike, ishte koha e lulëzimit të tollonave, e kanë traktorët me zinxhirë? Dmth pas kësaj reforme do rritet ekonomia? Thelbi ishte se traktorët me zinxhirë harxhonin një tren litra naftë më shumë se ata me goma.

Nano në atë kohë pedagog iu përgjigj : Si do që të bëhen traktorët, në daç me goma, në daç me zinxhirë, në këtë rast e ka fajin traktoristi, se nuk di t’i japë!

Kështu është edhe puna jote, nuk e kane fajin për punësimin përgjegjësit e zyrave të punësimit, por mënyra si po e dreqos ti ekonominë e këtij vendi.

P.S. Zoti Kryeministër, ti je traktoristi i kësaj ekonomie që vetëm punësim nuk mund të sjellë!

Akoma nuk e kupton që fajin e ka sistemi qe ti po lançon në ekonomi, njësoj si byroistët nuk e kuptonin që ishte sistemi që kishte marrë fund.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?