AktualitetShkrime

Mimoza Hajdarmataj/ Për Barbarën dhe shumë të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike.

E dashur Barbara Doda.

Nuk te ndoqa dot mbreme por e mora vesh nga shume mesazhe qe me vinin nga miq, qe nder te tjera me kishe cituar mua si modelin tend ne politike.

Ti dhe disa kandidat te tjere keni moshen e femijeve tane sot, por edhe ne kishim moshen tuaj kur u beme pjese e Levizjes Historike te Dhjetorit ’90.

Per ne nuk ishte e lehte atehere por as per ju nuk eshte e lehte tani.

Ti, kandidatja 20 vjecare e PD, ke marre nje detyre jo te lehte, ne kete prag vere.

Ne vend qe te filloje planet per te shijuar pushimet, ke zgjedhur te sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se te rinjve nuk mund tu lihen ceshtje te medha ne dore si politika.

Ne fakt, 20 vjecaret si ty po guxojne sot te sfidojne deshperimin dhe dyshimin e madh se ky vend nuk behet.

Prandaj te pergezoj me shpirt qe pranon te tejkalosh dhe vetveten duke i hyre nje perballje te re, qe nuk ta meson dot asnje universitet, ate te perballjes me publikun, median, politiken apo edhe me bashkemoshataret.

Per te gjitha keto sfida, modeli yt, qe tani eshte nje fitore e madhe.

Duke te falenderuar edhe nje here, dua te te siguroj se do te jem gjithmone atje ne terren, per te perkrahur e per te dhene besim se dhe ne politike ku ka shume te panjohura e te pamundura, TI MUNDESH, kur ke pasion e humanizem.

Pac bekimin e Zotit dhe te prinderve qe te kane edukuar kaq mire.

P. S per te gjithe ata qe lajm perbente fakti qe Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit te deges dua tu them se PD krenohet me keto modele te rinjsh dhe te rejash qe edhe pse shume here u gdhine mbi projekte e jo te ndonje pallat ishministri, perseri ishin me ne ne Cadren e Lirisë….e ne vend te joshen me ndonje samrtfon apo kamping, iu bashkuan kauzes sone per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?