SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Mbyllen transmetimet televizive analoge në Tiranë dhe Durrës. Paguani ose hidhini tv në kazan.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar prej disa ditësh rregullisht se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 shtator 2018 dhe  ka bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

AMA- njofton të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, se duhet të pajisen me dekoder digital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, mbas datës së sotme, nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Për informacione kontaktohet në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?