Rama prezanton Portalin e Fermerit

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e Portalit të Fermerit, është shprehur se kjo do të ndihmojë që fermerët të jenë më afër me realitetin më të informuar dhe se do të jetë një hap i shpejtë për të bërë diferencën e zhvillimit të bujqësisë në vendin tonë.


 

Në kohën që ne jetojmë më e rëndësishme është informacioni, por ajo që e bën diferencën në këtë zhvillim. Ajo që ka sjellë përmirësim të vazhdueshëm të sipërmarrjeve është informacioni dhe falë tij dhe elementëve të tjerë të domosdoshëm, po pa atë shumë iniciativa mund të lindin në drejtim të gabuar dhe shumë ide të bukura mund të dështojnë. Ne kemi pasur një periudhe traumatike pasi kaluam nga një bujqësi e bazuar në pronë shtetërore, në një bujqësi ku secili vraponte për vete dhe Zoti përgjigjej për të gjithë. Sot jemi në një fazë të ndërmjetme ndaj asaj që ne duam të synojmë, që është fuqizimi i kapaciteteve, rritja e kapitalit njerëzor, rritja e aftësisë për të pasur akses në financimet e ndryshme, që nga ato shtetërore, evropiane apo donatorëve. Unë jam i bindur se ju bashkë me të tjerë jeni të spikatur në këtë fazë të zhvillimit rural të vendit është se keni përmirsuar kapacitete tuaja për të identifikuar dhe çfarë do të bëni hapin tjetër”, ka thënë Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?