SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Helikopteri i presidentit të Iranit ende i zhdukur, SHBA dhe BE po monitorojnë nga afër zhvillimet

SHBA dhe BE po monitorojnë nga afër zhvillimet për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden, është informuar për incidentin. Dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel reagoi përmes një postimi në X.

“Ne po ndjekim nga afër informacionet se helikopteri që transportonte presidentin iranian dhe ministrin e Jashtëm u detyrua të ulej në mënyrë të papritur dhe situata e tyre është ende e paqartë. Së bashku me vendet anëtare dhe partnerët e BE-së po monitorojmë nga afër situatën”, shkroi Michel.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?