Aktualitet

Zbardhet vrasja e ndodhur mbrëmë në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Ja emri i autorit

Pas një hetimi te shpejte, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky është vëllai i Ilir Gjuzit, i cili eshte vrare ne vitin 2000 nga Avni Majollari, babai i te riut te vrare mbreme.

Ky person dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?