Shqetësim mbi nismën për projektligjin për “Krijimin e Urdhrit Profesional të Arkitektëve dhe Inxhinierëve”

Shkrime

E nderuar Zonja Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit te Shqiperise,

Sic jeni ne dijeni Universiteti POLIS dhe Unioni i Arkitekteve, ne bashkepunim me institucione te tjera akademike dhe organizata te shoqerise civile, ju kane vene ne dijeni per nje nisme per krijimin e “Urdherit te Inxhiniereve te Ndertimit” si dhe te “Urdherit te Arkitektekteve”.

Kjo eshte hera e trete qe ky debat zhvillohet me kokefortesi nga nje grup interesi i izoluar, qe nuk perben absolutisht interesin e shoqerise sone dhe te profesionisteve te fushes, dhe sidomos profesionisteve te rinj, dhe te shtreses se mesme, qe per shkak te ketyre nismave arbitrare/te njeaneshme po perzene shqiptaret nga vendi, sepse i perjashtojne nga aksesi ne qeverisje dhe i detyrojne te emigrojne. E gjitha kjo eshte e turpshme pasi behet ne emer te procesit te integrimit ne BE, gje qe nuk eshte aspak e vertete, pasi BE nuk imponon asnje detyrim ne kete aspekt.

Ne kemi vite qe informojme Ministrine e linjes, Qeverine, Parlamentin dhe Avokatin e Popullit. Per fat te mire ata na kane degjuar deri tani dhe kane bllokuar nisma te tilla, sepse legjislacioni ne fuqi ka zgjidhur te gjitha ceshtjet qe pretendohen ne kete rast. Madje u jemi mirenjohes Z. Ruci dhe Znj. Balluku, te cilet personalisht kane qendruar korrekt dy here ndaj ketyre nismave.

Per me shume lutem infomohuni ne menyre te pavarur edhe nga Avokati i Popullit dhe nga Ministria e Infratsruktures dhe Energjise, te cileve gjithashtu ju jemi mirenjohes pasi me korrektese, si heret e tjera, edhe kete rradhe per here te trete kane degjuar ankimimet tona brenda procedures dhe logjikes ligjore.

Ne kerkojme tani qe edhe Ju dhe Komisioni Parlamentar i linjes te bllokoni edhe ne kete rast nismen e marre nga nje deputete e Parlamentit. Kjo pasi grupet e interesit nuk jane vetem shoqata te caktuara, por edhe grupime te tjera formale dhe informale, dhe sidomos Katedrat e Inxhinierise se Ndertimit (apo dhe te Arkitektures) ne disa Universitete te vendit, te cilat kane keto programe formimi dhe jane kundra nismes ne fjale.

Si ish Ministre e Arsimit kemi besim qe ju do ta kuptoni dhe vleresoni rolin e Universiteteve ne kete ceshtje. Aq me teper qe edhe praktikat e urdherave nuk jane te vetmet ne BE. Edhe atje ku jane, kane rezultuar shume te kritikuara dhe te denoncuara per korrupsion e abuzim, dhe kane nje kontekst teresisht te ndryshem nga ai i Shqiperise.

Hapja potenciale e Urdherit te Inxhiniereve te Ndertimit, ne konflikt intreresi me intresin publik, do te hapte udhen pastaj qe po kaq padrejtesisht te hapej me djallezi edhe Urdheri i Arkitekteve. Keto profesione ne fakt tashme jane teresisht te rregulluara me ligje, fale reformave te Qeverive nder vite dhe nuk ka asnje justifikim per shtese filtrash, kostosh, burokracirash qe vetem do te institucionalizonin korrupsionin.

PS. Ju ridergojme edhe njehere letren zyrtare me argumente te plota, derguar me pare per kete ceshtje.

Total 4 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?