PolitikeRajoni

Ja kush janë deputetët shqiptarë që nuk e votuan Kryeministrin Talat Xhaferi

VMRO-DPMNE-ja e Hritjan Mickoskit ishte dukshëm kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër Teknik i Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishte kundër edhe kur Talat Xhaferi i u bë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

E Majata, e njohur si “Levica”, partia ekstreme nacionaliste maqedonase me kryetar Dimitar Apasievin gjithashtu nuk e ka votuar për Kryetar Parlamenti dhe nuk do ta votojë as sot për Kryeministër Talat Xhaferin.

 

Nga ana tjetër, opozita shqiptare, pra Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Arsyet e tyre janë të ndryshme, megjithatë, Talat Xhaferi nuk mori besimin e tyre.

Deputetë të opozitës në parlament, që nuk do e votojnë Talat Xhaferin për kryeministër janë:

Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?