SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Hamasi mohon përparimin e trupave izraelite në Gaza

Zëdhënësi i Hamasit, Gazi Hamad, duke folur nga Bejruti, mohoi se trupat izraelite kishin bërë përparim të rëndësishëm dhe po avanconin thellë në qytetin e Gazës.

“Ata kurrë nuk u tregojnë të vërtetën njerëzve”, tha Hamad.

Ai shtoi se shumë ushtarë izraelitë u vranë të hënën dhe “shumë tanke u shkatërruan” dhe se palestinezët “luftojnë, luftojnë dhe luftojnë kundër Izraelit, derisa t’i japim fund okupimit”.

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit gjatë luftës njëmujore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?