Rama, shtrëngim duarsh me Presidentin Biden gjatë samitit të NATO-s

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar të përbërë nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, janë duke marrë pjesë në samitin e NATO-s në Madrid, ku po diskutohen tema të nxehta me në qendër të vëmendjes luftën në Ukrainë

Kreu i qeverisë gjatë nisjes dhe përfundimit të mbledhjes së përbashkët të liderëve të aleancës, ka shtrënguar duart me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe në një video të publikuar nga Rama shihen teksa diskutojnë për diçka.

Aty nuk mungojnë as lëvizjet e shpeshta të duarve nga Rama, i cili i ka elementin kryesor të gjestikulacionit të tij, por është e paqartë se çfarë i ka shprehur kryeministri, Presidentit të SHBA-ve.

 

 

 

Kryeministri gjithashtu shihet teksa takohet dhe bisedon me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në foton familjare Rama është i vendosur në rreshtin e parë të liderëve të NATO-s, krah kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?