Bota

Plas sherri masiv në Itali, plagoset rëndë shqiptari

14 persona janë arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë pas një sherri masiv me dy të plagosur.



Ngjarja ka ndodhur natën mes 6 dhe 7 prillit të këtij viti në Costantino Baroniku një sherr mes shtetasve shqiptarë, italianë dhe afrikano-veriorë degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe hanxharëve. Autoritetet italianë kanë vendosur që sot ta bëjnë publik lajmin.


Mësohet se efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas sherrit, ku kanë gjetur të plagosur një shqiptar dhe një italian. Sipas medive italiane, shqiptari kishte plagë në trup, në kokë dhe fytyrë. Ai u dërgua me urgjencë më spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Tani ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore por shikimi në syrin e majtë i është dobësuar si pasojë e tronditjeve nga sherri, sipas autoriteteve italiane.

Ditën e djeshme, më 27 korrik, 14 personat e përfshirë në sherr të dërguar më parë në paraburgim, kanë marrë masat e tyre të sigurisë nga gjykata. Disa prej tyre janë lënë në burg e ndërsa të tjerë kanë marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?