SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

“Hapet Spitali Qendror”, Rama publikon pamjet: Ofrohen 7 shërbimet e para mjekësore

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se një tjetër ambient me standarte europiane është hapur në kompleksion e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka postuar pamjet nga Spitali Qendror i cili do u ofrojë pacientëve 7 shërbimet e para mjekësore.

Rama bën me dije se në vijim do të vazhdojë plan ii tranferimit të plotë të të gjitha shërbimeve, për t’i garantuar pacientëve cilësinë më të mirë.

“Hapet SPITALI QENDROR në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me 7️⃣ shërbimet e para mjekësore, teksa vijon plani i transferimit të plotë të të gjithë shërbimeve, për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital ultramodern” shkruan Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?