SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: Duhet të vazhdojmë me rritjen e vazhdueshme të pagave

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi duhet të vijojë me këmbëngulje dhe kurajo rritjen e vazhdueshme të pagave.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Tiranë, Rama u shpreh se hendeku mes njerëzve rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot.

“Unë besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve, pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut, që të gjitha palët të bëhen bashkë. Kam parasysh si palë këtu, edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen. Jemi në një fazë ku me patjetër duhet të synojmë me këmbëngulje dhe me kurajo, rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë ku duhet a konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot”, theksoi kreu i qeverisë.


Sipas tij “Po bëjmë një tjetër plan për një rritje të pagave në disa zëra kyç, duke filluar nga aftësitë dixhitale për detyra të caktuara. Ndër të cilat mbrojtja kibernetike e vendit është kryesorja, në kushtet kur sulmet kibernetike janë trendi i ri i luftës së shteteve me krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?