Tabaku: S’më thirri njeri në mbledhje, apo për të plotësuar firmat.

Politike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit blu, ku Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 demokratë.

Në një prononcim për mediat, Tabaku tha se nuk është thirrur nga askush në mbledhjen e grupit apo për të mbledhur firma. Mes të tjerash ajo tha se është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria.

“Më lejoni t’ju them se besoj se të gjitëh më keni ndjekur në diskutimet e mia. PD është duke kaluar një vendim të vështirë. Jam përpjekur për të pasur një këndvështrim të sigurt, që të kemi një PD të sigurt. S’më ka thirrur njeri në mbledhje grupi apo se po mblidhen firma. Unë kam vetëm një qëllim; ta bëjmë PD alternative forcë fituese. Është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria. Për këtë do punoj çdo ditë. Do punoj çdo ditë që të kemi një qëllim kryesor. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha ajo.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?