Meta optimist: Lajmi i vjetër, në 6 mars Berisha i ‘shqepi’ të gjithë

Politike

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet për largimin nga partia e tij, të Agron Çelës, i cili u bashkua me PS-në, kujtoi rezultatin e Berishës në bashkinë e Shkodrës, ku edhe fitoi.

Ai tha se Berisha i ‘shqepi’ të gjithë kur ishin bashkë.

“Mos u merrni me lajme të vjetra të një viti që ka kut. Pavarësisht se të gjithë ishin bashkë në 6 mars, Sali Berisha i shqepi fare. Mos u merrni me lajme të vjetra, por me të reja. Askush nuk na shmang nga fitorja. Në Tiranë, Elbasan e padyshim anë e mbanë Shqipërisë. Rilindja do ketë zero bashki për qarkun e Shkodrës, zero mundësi për të njollosur Shkodrën dhe shkodranët, E kanë shndërruar Shkodrën në një fshat të braktisur. Ia ka hequr të gjithë. Mori përgjigje në 6 mars, do të marrë akoma në 14 maj. Flamuri i Partisë së Lirisë do të vendoset akoma më lart, edhe dy kate më lartë”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?