SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Belind Këlliçi kandidat i primareve për Bashkinë e Tiranës

Belind Këlliçi pritet të dorëzojë sot kandidaturën e tij, për t’u bërë pjesë e procesit të primareve të Partisë Demokratike, për kandidatët e bashkive në zgjedhjet vendore.

Këlliçi gëzon mbështetjen e një pjese të madhe të demokratëve, ndërsa ishte deputeti Flamur Noka ai që e konfirmoi gjatë një interviste televizive pjesëmarrjen e Këlliçit në primare.

Përveç Belind Këlliçit, në primaret e Tiranës është përfolur se do të jenë edhe mjeku Ilir Alimehmeti, aktori Julian Deda, dhe ish-deputeti demokrat Gert Bogdani.

PD ka hapur primaret për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin, proces që pritet të vazhdojë deri në nëntor.

Deputeti Belind Këlliçi do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.

Këlliçi u shpreh për ABC se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?