Aktualitet

Çuçi: Do të rifusim sistemin e kamerave të trupit në një pjesë të madhe të policisë

KAON

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se ka marrë një angazhim për të rifutur sistemin e kamerave të trupit për një pjesë të madhe të trupës së policisë që është në terren.

Ministri Çuçi thekson se për këtë angazhim, Ministria e Brendshme e ka buxhetin për ta aplikuar teksa ka shtuar se do të avancohet me përshtatjen e sistemit ekzistues për ta bërë efikas.

Bledi Çuçi: Unë kam marrë një angazhim që do të rifusim sistemin e kamerave në një pjesë të madhe të trupës së policisë që është në terren, kamerat e trupit sepse besoj se do të jetë një garanci për këtë gjë dhe padiskutim që i kemi burimet dhe në këtë buxhet nëse do të avancojmë me përshtatjen e sistemit ekzistues për ta bërë efikas.

Në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po ashtu ka prezantuar buxhetin e parashikuar për vitin 2023 për institucionet në varësi të saj. Në tërësi i gjithë buxheti i parashikuar është 24.1 miliardë Lekë. Sipas ministrit, do të ketë rritje ta pagave për shumë kategori, përfshirë edhe punonjësit e Ministrisë së Brendshme në nivelin 7%.

Çuçi deklaroi se me këtë rritje, nuk do të ketë pagë nën 600 mijë lekë të vjetra në sistemin e Policisë së Shtetit./tvklan.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?