AktualitetPolitike

Aleanca e parkingjeve ne aksion!

NGA ARDIT CELA

Degradon ne tragjikomedi rilindja ne Berat. Kusherinj të rilindjes, punonjës të administratës, militantë të rilindjes që dalin në TV si anëtarë të LSI.E mbarsën malin dhe kuptohet se çfarë pollën.Te vjen keq kur shikon se kush e qeveris Beratin.Te vjen keq per nivelin e rendomte te perfaqesimit qe kerkon te mbaje peng njerezit e mrekullueshem te ketij qarku per interesa te ngushta te 3-4 individeve.

Rilindja ne Berat premtoi hapjen e vendeve te punes, por solli vetem zbrazjen dhe eksodin masiv si pasoje e varferise dhe mjerimit ku e zhyti Beratin.Rilindja premtoi se do ndihmonte biznesin, nderkohe qe i dyfishoi taksat e tarifat ne kohe pandemie.Rilindja premtoi ishullin mbi Osum, nderkohe qe e ktheu gjithe Beratin ne nje ishull te izoluar nga zhvillimi e te zhytur ne mjerim e trishtim. Rilindja premtoi rruge e infrastrukture, nderkohe qe rruget po shkojne perdite ne lume.Te zhytur deri ne fyt ne mjedisin e krijuar nga ata vete, ne kushtet e panikut te kuptueshem, sajojne lajme mbi gjoja largime ne drejtim te Rilindjes.

Fytyra te dale boje militantesh dhe kusherinjsh te rilindjes, punonjës të administratës, te thirrur me urgjence nga tronditja e forte psiqike e shkaktuar nga zhvillimet e fundit, te sponsorizuar nga aleanca e parkingjeve, nuk mundet kurrsesi te perfaqesojne LSI.Berati i njeh mire kush jane e çfare jane. I njeh mire ata dhe bemat e tyre. Qytetaret e Beratit i neverisin dhe i refuzojne shfaqjet e sponsorizuara te cirkut te rilindjes, dhe ne tepsite dhe kusite e tyre do t’ua servirin te ftohte pergjigjen me 25 prill.Rritja e LSI nuk ndalet, sidomos ne qarkun e Beratit. Te rinj e te reja, energjike e qe e duan vendin e tyre po bashkohen perdite me LSI.

Vajza dhe gra, qe perfaqesojne vlerat me te mira te qytetarise beratase po e fuqizojne perdite e me shume LSI. Socialiste te thjeshte e te ndershem, qe e duan Beratin per ta ndertuar e per te jetuar, e jo per ta mjele, cdo dite po i bashkengjiten LSI ne cdo lagje e qender votimi. Eshte ky realitet, i vrullshem dhe i pandalshem i rritjes e fuqizimit te LSI, qe e ka coroditur rilindjen dhe tepsine e saj. Fundi eshte i pashmangshem.

Ne 25 prill, vershim masiv ne Berat dhe ne te gjithe Shqiperine kunder sektit te rilindjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?