SPRINT NEWS ALBANIA

KultureShkrime

Aktori dhe regjisori i njohur: Si u talla publikisht kur vdiq Enver Hoxha. Ja prapaskenat e “Shi në plazh”

Regjisori dhe aktori Gëzim Kame ka folur për shfaqjen “Shtepia e Bernarda Albes”. Ai ka thënë se me këtë shfaqje ka ironizuar zinë që është mbajtur për vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

Kame ka theksuar që vinte re se gruan e tij në atë kohë në punë nuk e linin të bënte tualet apo të vinte buzëkuq, madje njerëzit as nuk mund të qeshnin në rrugë, sepse ta bënin me gisht.

“Problemi është që ajo shfaqje e mbart zinë të imponuar nga Bernarda për 5 vajzat e saja, mbas vdekjes së babit të tyre dhe gruas Bernada Albës.

Mirëpo, spanjollët e kanë pasur në atë periudhë zinë me vite, nuk e di se si e kanë sot. Edhe dha urdhër që do të ketë 8 vjet zi, që do të thotë nuk do të dalësh te pragu i derës së shtëpisë, por edhe ajo zija që ishte në atë periudhë kur vdiq udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha, u bë një jetë e dhunuar, që zgjati me muaj zija dhe unë shikoja dhe gruan time që e kishin ndaluar në punë të vinte tualet, buzëkuqet dhe ku di unë.

Një zi e imponuar, doje ta mbaje, s’doje ta mbaje, sepse ta bënin me gisht rrugës, ja ky s’po mban zi, si me thënë ky po qesh, po argëtohet”, tha regjisori.

“Pse debatova me Teodor Laçon”, Gëzim Kame rrëfen pas shumë vitesh prapaskenat e “Shi në plazh”

Regjisori Gëzim Kame ka veçuar disa nga aktorët shqiptarë që ka më pranë dhe ka zgjedhur të punojë për vite me radhë me ta.

 

Gjatë intervistës për “Pas Mesnate” në ABC Neës, ai foli me emra nga Robert Ndrenika, Viktor Zhusti deri te emra të cilën tani nuk jetojnë më.

“Është një grup aktorësh, nga ata që janë më intimët e mi, kam punuar gjatë. Të përmendësh për shembull, Robert Ndrenikën, kam 12-13 vepra që kemi punuar së bashku, me Viktor Zhustin po ashtu, me Yllka Mujon, me Ndriçim Xhepën, me Rajmonda Bulkun, Elvira Diamantin. Janë shumë, pastaj një pjesë fati i keq kanë ndërruar jetë shumë shpejt si Fatos Sela, Agim Qirjaqi etj”, u shpreh Kame.

Më tej, sa i përket komedisë së njohur “Shi në plazh”, ai ka zbuluar se ka debatuar për një personazh me Teodor Laçon.


 

“Ajo që më shoqëroi pas kësaj vepre gjatë gjithë jetës sime, është se duhet të ketë një bashkëpunim midis regjisorit dhe autorit, jo merr veprën e autorit ashtu siç e ka shkruajtur dhe regjisori ta vërë në skenë. Jo, ne punuam shumë gjatë me Teodorin, patëm kërkesat tona, patëm debate mendimi me njëri-tjetrin derisa mbërriti kjo vepër aty ku është. Aty i kemi hequr një personazh, Jeta e kishte, mbaj mend si tani emrin, e cila ishte e dashura e dajës së tij, ishte debat i madh,

Ata e donin shumë atë personazh, po na e bënte çik pis personazhin e dajës, i cili ishte steril në marrëdhëniet nuk i donte dhe pikë, edhe ky sikur ishte përlyer me atë. Mirëpo, debati ka qene me javë të tëra derisa ju mbush mendja që mund të hiqet ajo dhe është hequr goxha skenë nga ajo”, tregoi Kame.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?