SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Gallatë nga Turqia/ Erdogan thirrje mbështetësve: Mbroni kutitë e votimit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të dielën pasdite u bëri thirrje mbështetësve dhe vullnetarëve që të mbrojnë kutitë e votimit derisa të jenë të sigurta rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë.

“Si gjithmonë, është koha për t’u kujdesur për kutitë e votimit. Vazhdoni të mbroni vullnetin e kombit tonë deri në përfundimin e rezultateve”, ka thënë Erdogan në rrjetet sociale ndërsa qendrat e votimit u mbyllën që nga ora 17:00 sipas kohës lokale.

Sipas mediave turke, më shumë se 64.1 milionë persona u regjistruan për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.

Dhe për të votuar këta njerëz, janë ngritur gjithsej 191.885 kuti votimi.

 

 

Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për ligjvënësit, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.

Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?