Aktualitet

Demiraj/ Njëri prej radarëve është fikur në mes të një operacioni duke e lënë gomonen që të largohet.

Me një letër drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri në detyrë, Demiraj, shkruan se radarët nuk punojnë tamam, nuk dallojnë mjetet dhe njerëzit.

Demiraj ka treguar se në një rast në korrik të 2017, njëri prej radarëve është fikur në mes të një operacioni duke e lënë gomonen që të largohet.

Sipas tij, radarët nuk e mbulojnë të gjithë territorin, duke krijuar kënde dhe zona të pambuluara e duke u dhënë mundësi trafikantëve të kalojnë.

Sipas Demirajt, nuk ka dhe kamera integruese që të afrojnë pamjet.

Letra e Dritan Demirajt drejtuar Mimi Kodhelit është bërë publike nga media.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?