SPRINT NEWS ALBANIA

Analize

Nga Armand Maho: Rama shet Tahirin, per te zvarritur pushtetin!

Ikja e Sajmir Tahirit, behet thjeshte per te zvarritur pushtetin e tij. Deri para tre ditesh do dilte ne media duke e cilesuar si “ministrin me te sukseshem” te qeverise se tij, madje dhe te te gjitha kohrave.Cfare ndyshoi ne tre kater dite, qe e detyroi Ramen te kerkoje doreheqjen? Ne fakt Tahiri, ishte nje nga besniket e tij me te devotshem, por ja qe i erdhi rradha per tu bere kurban. Tahiri eshte ende larg objektiviti te qeverise teknike, qe ka kerkuar opozita. Ne mozaikun e trafiqeve, apo lidhjet me bandat e krimin ai ishte vetem nderlidhesi, por urdheruesi eshte tjeter kush. Rama thjeshte po e perdor si kompensim per Meten, pas zikzakeve te ketij fundit per te dale nga koalicioni, ose per te mos votuar vettingun pa pjesemarrjen e opozites. Ne fakt, Tahiri shihej dhe si armiku kryesor i LSI-se, i cili i kishte hapur lufte kesaj force politike me arrestimet preferenciale te militanteve te saj. Heqja e tij shihet nga Rama, si nje garanci me shume qe aleti i tij kryesor do i plotesoje kuroren e koalicionit, dhe ti siguroje numrat ne zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht, Meta e di fort mire se pas kesaj kesaj lufte dirigjonte vete Edi Rama. Ne kushtet kur nuk kerkon dot doreheqjen e Rames, kerkon koken e Tahirit. Tensioni gjithsesi mes paleve ulet, dhe garancia per Meten shtohet ne rast se Ministria e Brendshme i kalon kesaj force politike, e cila mund te heqe dore nga ministria e Drejtesise dhe shmang shkopinjte nen rrota per reformen pacavure ne drejtesi, . Me pak fjale, shkarkimi i Tahirit behet ne funskion te zvarritjes se pushtetit te tij, ne nje kohe qe e di mire qe objektivat e opozites jane teper larg. Ato ne keto prag zgjedhjesh kane shigjetuar, qeverine on bllock, ku kryeminister eshte lideri global. Per opoziten nuk ka ndryshuar asgje, ajo e di fare mire qe ne rast se iku Sajmiri, do vije nje Sajmir tjeter ne krye te dirigjimit, ndoshta dhe me i eger se i pari. Ne dore te rames do vazhdojne te mbeten lidhjet me trafikun dhe krimin e organizuar, do vazhdojne te mbeten resurset e administrates, lidhjet me perfituesit e koncensioneve e keshtu me radhe. Megjithate shija ngelet e hidhur, dhe tregon me se miri se Rama para pushtetit ne kete bote nuk njeh askend, dhe shitja qe i ben Tahirit eshte prova me e mire. Do ishte me dinjitoze nga ana e tij qe te dorezonte celsat e qeverisem, dhe ti hapte rrugen po te doje dhe vettingut qe e ka fort per zemer… Ti hapte rrugen dhe zgjedhjeve te cilat smund ti zhvilloje dot, ti hapte rrugen dhe zgjedhjes se presidentit, dhe te mbyllte krizen. Ai e di fort mire se qenia e tij ne krye te qeverise nuk zgjidh asgje, por ai vazhdon te zvarritet, megjithese ka nje pushtet te imponuar dhe sdi me nga te levize. Ai praktikisht, ka humbur legjitimitetin te vendose, dhe kryen sperdredhje politike per te fituar sa me shume kohe. Pushteti i tij eshte perqendruar ne nje grusht bashkepunetoresh qe fatin e tyre shohin te lidhur me karrigen e kryeministrit. Por a mjafton kjo?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?