AktualitetPolitike

Meta ripërsërit mesazhin: Unë s’zgjedh fatin e askujt, secili e cakton vetë (VIDEO)

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta. Në këtë mesazh, ai theksoi se kushdo që të flasë në emër të popullit, ka një guxim nga marrëzia.

MESAZHI I METËS
Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË! 🇦🇱

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?