Sport

Bild zbulon të ardhmen e Mbappe/ Kontratë 5 vjeçare, 70 milionë euro në vit

Prej afro 2 vitesh, Kylian Mbappe mbetet lojtari më i lakuar në tregun e transferimeve, por kjo çështje me sa duket është në hapat e fundit. Për sulmuesin francez flitet shumë, ka hipoteza të ndryshme, nëse do të transferohet apo jo në Madrid, një version në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez ka dhënë edhe e përditshmja gjermane Bild, madje është e sigurt:

Bild Mbappe

“Mbappe do të transferohet në Madrid në fund të këtij sezoni”, shkruan Bild duke zbuluar edhe detaje të tjera. Sipas të përditshmes gjermane, palët, Mbappe dhe Real Madrid, kanë gjetur akord total për këtë transferim, mbetet vetëm të përcaktohet detajet që kanë të bëjnë me pagën e tij. Bild shton se Mbappe do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 70 milionë euro kesh, plus 5 bonuse, në vit. Gjithashtu, Reali do të paguajë menjëherë kesh 100 milionë euro të tjera në momentin që Mbappe do të hedh firmën mbi kontratë, bonusi i mirënjohjes siç njihet në botën e futboll.

Mbappe Al Khelaifi

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shumave marramendëse që i ka ofruar sheiku Al Khelaifi, Mbappe ka vendosur të ndryshojë ambient. Me fanellën e PSG, Mbappe ka fituar 5 herë titullin në Francë, 2 Kupa Lige, 3 Kupa France, 4 Superkupa, por as kaq nuk mjafton për Mbappe i cili kërkon me çdo kusht të fitojë Champions League dhe “Topin e Artë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?