SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Ilir Meta ngre alarmin: Shqipëria në rrezik falimentimi

Ilir Meta ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me klimen e investimeve në vend. Kryetari i Partisë së Lirisë evidenton kritikat e bëra nga ky raport, veçanërisht për korrupsionin i përhapur në çdo sektor.



Pasojat e rënda afatgjata në ekonomi, kanë çuar Shqipërinë në këtë gjendjes, sipas ish presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në një reagim të bërë në kanalet zyrtare të informimit, Meta shkruante:

“Përkeqësimi i klimës së investimeve në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë dhe të përhapur në çdo sektor, sipas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, është një tjetër rekord i zi i Qeverisë me pasoja të rënda dhe afatgjata për ekonominë.


Vendimet arbitrare, politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë, prokurimet, koncensionet dhe PPP-të abuzive, megaafera e inceneratorëve që nuk ndalet, fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda e lartë, evazioni fiskal, si dhe zhvlerësimi dramatik dhe i qëllimshëm i Euro-s sigurisht që do të sillnin këtë klimë mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj.

Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri”, – thuhet në raportin e DASH.

Këto të dhëna tronditëse vijnë vetëm pak kohë pasi edhe Bashkimi Europian ndaloi investimet në bujqësi për shkak të korrupsionit.

Konkluzionet janë një këmbanë e fortë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë dhe nevojës jetike të kthimit të ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”.

Postimi i marrë nga facebook-u i Ilir Metës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?